“Pafundësi”…Angela Kosta


Poezi dedikuar të gjithë fëmijëve dhe nipërve nëpër botë.
“PAFUNDËSI”…

(Angela Kosta)
Ti je dielli, më ngroh në zemër
je dritë, ndriçon botën
ti je ujë, jep dashuri
je frymë, përmbush jetën
je buzëqeshje, më lumturon në shpirt
ti je zë i ëmbël, përkëdhel frikën
je lot, ngazëllon sytë e mi
ti je poezi, trasformohesh në këngë
je puthje, parfum i trëndafilt
je si petal, lulëzon në duart e mia
ti je fllad, bëhesh safir
je deti, kthehesh në oqean
je yll, shkëlqen si qielli
ti je si nata, bëhesh ditë
je agimi, zgjimi i një ëndrre
Ti… je vetë Pafundësia.