Pagesën e shpirtit( tuej ),hidheni ku të doni-Donike Rrethej


Donike Rrethej

Nuk kalova afër ferrit,
kesh.
Për shumë kohë u ba streha jeme ,
loti,dhima,humbja,malli,mungesa…
Nuk m’ndoqi vdekja,
jetova me të,
tuj ja ndie erën e fëlliqt,
prekjen e saj ,e at peshë qi mbrenda shpirtit ..
t’ven.
Sod ,disa persona qi nuk dinë çka don me thanë, dhimë…
as humbje ,as lot ,as frigë…
as pesha e rand e nji pllake vorrit ,fmijet,
t’fmisë tand ,ftohtsinë e saj ,ferrin,
vijnë para mejet e duen me m’kallxue rrugën.
Sod !
Qeshi me ta ,haaaaaaaaaa….haaaaaaaaa.
Jo pse dhima iku,
m’bani ma t’fortë.
Jo pse nuk lotoj ma,
eh,ja di peshë lotit për kët mendoj para se me e shkaktue mij herë.
E shoh para mejet njerëz ( manikin ),
qi kujtojnë se posedojnë botën,
vdekjen, dhimën.
T’mjerët ata flas nën za …
qeshi se e di largsinë e jetës me vdekjen,
( se unë s’kalova afër ferrit ),
kesh aty për kohë.
Jetova për vite ,
e nuk pashë asnji dorë ,asnji sup,
qi m’fshinë lotin, nji krahanuer qi t’më …
shtërngonte fort e t’m’thonte :
kah me shkue gjithçka mirë ,
edhe n’rrenë.
Pashë vdekjen e birit,
temen,
tonën.
Ikjen e dheun qi kishte me m’tretë,
pa m’vet se jeta ,destino shpesh t’godetet,
e t’vret.
Po njerëzit ?!
Ma keq ,
Nig’jova qeshje mbas krahve,
as nji lutje për shpirtnat e tyne djaj,
as mëshirë ,as kët nuk ishin n’gjendje me dhanë ,
( ata ….tanë ).
Veç do sy lakmitarë ,
t’ligj ,armiq,
t’çakërdisun qi shikjonin ngritjen teme përditë.
Eh,koha ,
i fola vedit ,merr kohë ,
se gjithçka ka kohën e vet,
dhima ,loti, e mandej forca e ngritja .
Ja dola ,
Jam mbi gjithçka ,jam gjithçka ,
ja përsëris vedit se duhet me e dasht,
duhet me u dasht sepse vjen ajo ditë kur tan t’mbyllin derën e ?!
Gjendesh përjasht.
Po unë sjam si ata ,unë sjam ata…
Nji dorë ,nji sup ,nji krahanuer e kam …
e afër veshit me ju thanë :
Unë sjam ju, ndaj pak forcë kam me ju dhanë.
Se …?!
Dje ishte për mue,
nesër kushedi !
Kurrë s’duhet as me qeshë mbi dhimën e tjetrit,
kurrsesi.

Dje ata njerës qeshën kur humba edhe m’shtynë ma zi.
Sod atyne ju tham : ( unë ja dola e se nesër keni me pasë nevojë për nji sup me kja),
Jam gjithsesi.

Po rrugën , jo rrugën mos ma kallxoni,
kur s’dini vet me zemër ,shpirt as kamb kah shkoni !