Pak diell!Donike Rrethej


Kthej gjithmonë kryet kah lind dielli,
si ajo lulja e diellit qi pret,
me pasë dritën e rrezet e tij,
me ardhë dimni e mos me mujt me t’ngri.

E kur nata bjen ?!
Mbylli sytë e nisem m’udhëtimet e zemrës,
diku n’hapsinë….
Atje ,aty ku mendimi jem rrin.

E kur brigjet e shpirtit shtrëngohen,
e kur zani i tij don me bërtitë ?!
Ndalem ,mbylli prep sytë .

E numëroj vitet qi mbaj peshë mbi shpinë,
disa m’ngrohën zemrën e disa ma ngrinë.
Nuk e nig’jova shpesh zemrën,
thue gabova ?!
O ndoshta jo ?!
Thjesht ndoqa at zanin mbrenda mejet,
qi m’tha : ban si t’duesh ti ,veç jeto.

Kam lule nër duer qi vëj mbi nji vorr,
kam lotin nër sy po skam synin qorr,
kam zemrën me dhimë ,plot e përplot,
sa kjo dhimë e dreqtë kanjiher m’vret fort.

Kam shpirtin bosh ,ndalem ,iku,kthehem,
mëkatoj tuj e ditë ,
se kah me ardhë nji ditë…
e pa ligje rrëfehem.

Kam nji jet sod ,më duhet me e mbrojtë,
se jasht ka dhimë ,ah sa ban ftohtë,
( Fryn dimni me dhimë ,kanjiher me mall ),
po unë pres disa rreze ,sod nji Diell me dalë.