PAK DRITË
FATMIR PUSHI
Nata ka rënë butësisht !…..
Ndërgjegjja u gëlltit plotësisht ?…
Dhe sterrë, si një mace e zezë,
Konplotet janë të çuditshme.
Sa dhëmbë zemra sa e çuditshme,
Për tu ndarë në mes nën sharrë,
Plagë që nuk do të shërohet në zemër,
Lotët rrjedhin ………….duke qarë.
Një ditë e re do sjelli shpëtimin
Por një dush me ujë është i nevojshëm,
Të pasrohemi nga pluhuri i murrosur,
Nga mashtrimi që kemi konsumuar.
Njërzit ngrohin njëri tjetrin me fjalë,
Me çaj buzëqeshje pamje e duar,
Dhe duke shijuar erën e trëndafilit,
Çdo ditë presim një varkë shpëtimi.
Fuqia e një qënie jo njerëzore,
Ajo e hodhi tokësorin në tokë,
Dhe nuk e mbrojti asnjëherë
Nga ato që i kishte premtuar.
Duke kërkuar bukurin tokësore,
Shkëlqimin në diell……….. e yje.
Qetësin e detit nga dallgët e tërbura,
Për ti dhënë shpirtit qetësi.
Unë besoj se ajo ditë do të vijë,
Do trokasi në derë në agim,
Bashkoni shpirtrat që janë ndarë,
Bashkimi është mbrojta e shumë ndalimeve.
