Pak kujtime nga libri ” Një jetë midis këngëve” dhe një baladë për Poetin Maliq Lila


Vangjel Asllanaj

Pak kujtime nga libri ” Një jetë midis këngëve” dhe një baladë për Poetin Maliq Lila.

Ishte pranvera e vitit 1985 kur Grupi Polifonik i Bënçës vinte për një koncert në Bolenë…

…Aty në fshat u bë një pritje madhështore. Kishin ardhur për të dëgjuar Bënçën me dhjetra të rinj nga Kallarati, Vranishti, Tërbaçi, Mesapliku e gjetkë.

Maliq Lila, poeti i talentuar dhe burri fisnik bëri një shëtitje aty në qëndër të fshatit bashkë me ne dhe u ndal përpara lapidarit.

Gjashtëdhjetë dëshmorë të shkruar në mermerin e bardhë…

” Ky duket si lapidar krahine dhe jo fshati, tha ai dhe shtoi , dua t’i shtoj dhe dy strofa këngës që kam pregatitur m’u drejtua dhe shkuam te shtëpia e kulturës ku i shtoi ato dy strofa dhe ja dha Paros.

POETIT POPULLOR MALIQ LILA

Ku t’i gjej vargjet e tua

Që ti vë gjerdan mbi ballë ?

Do marr nga ligjet e tua

O margaritar i rrallë

Do marr Kurveleshin tutje

Gërxheve brinjë më brinjë

Rrëzë burimeve Duke

Do pres sa të vish dhe tinë

Do presë sa të nisë bilbili

Këngë, mbi lisat e gjatë

Thonë se kur bie Ylli

Bie edhe ngrihet prapë

Bie edhe ngrihet prapë

Ngrihet e nuk bie më

Usta i fjalës së artë

I artë në shpirt e në zë

Dhe kalaja e Argjirosë

E vuri dorën në ballë

Duket sheshit; u plagos

Se të kish njohur që djalë

O maja me feste bore

Zjarr i madh e i pa fikur

O nur i këngës Bënçore

Krah i Paros, i Golikut

U këput një shkëmb nga mali

Nga pellgjet – burime gjaku

Nga dhimbja ngrihet nga varri

Abaz Shehu, Karadaku

Vitet krenari të dhanë

U duk se fole me retë

I ke lënë me kokë mënjanë

Miqtë e tu të shtrenjtë poetë

Bolena çikë stërralli

Bolena, gurë mbi gurë

Derdhi dy- tri pika malli

Përmbi ballin tënd – flamur

O kënga që drodhi dhenë

Gjëmim sa treqind taborrë

O syri mbi Tepelenë

Shpirti që mbete në Vlorë.

( NERTESI ASLLANI )

About Post Author