PAK QETËSI , JETË !
Pak shpirt deshta !
me e mbjedh pak n’kopshtin e zemrës bashkë,
nuk e deshta ,nuk e due lumtuninë,at t’rrejshmen,
( vetëm pak qetësi ,dimën i ashpër ban përjasht )!
Ma thaj lotin erë , q’i fryn tej ,përtej…
oh’ fllad i mallit q’i faqen ma njomë ,
pak shpresë ,nji kandil edhe i vobekt po i ndezun,
sonde ,n’kët natë kaq t’heshtun ,kaq t’vonë.
Mos ma vjedh buzëqeshjen , kohë ,kohë q’i ik n’tërbim,
ma stampo e mos ma fshij prej syve t’mij,
lumtuninë kurrë se ndoqa ,sju bana kurrë hije,e dreshta me e pasë,
( deshta ,due vetëm pak qetësi ).
N’kët botë q’i m’kall datën kaq t’ftohtë pa dashni.
