Pallatet e syve-Berzat Sadiki


PALLATET E SYVE

Zogjve ua prenë degët

ku i ngritnin foletë.

Me degët

do të ndërtonin bishta lopate.

Me lopata do të grumbullonin mend…

…mend të pakripura.

Nga mendtë do të ngritin pallate.

Pallate për sy, ku do të banonte

njëri nga sytë të piratit.

Pallatet janë në lagjen

e Pallateve të Syve në çdo qytet.

Zogjtë pa fole lotojnë pallateve.

Dritareve, sytë e njxerrur,

i duartrokasin ceremonisë.

E festojnë ritin

e lotëve të zogjve pa fole.