Biblioteka e qytetit të Lushnjes gumëzhin nga zërat gazmorë të fëmijëve.
Me libra në duar të autorëve të ndryshëm nxitojnë ti tregojnë njëri tjetrit se cili libër është më i bukur dikush reciton vargje dikush imiton e dikush luan role . Unë nga një kënd jo shumë i dukshëm verej e kënaqem me veprimet e tyre të çiltra e plot realizëm në veprimtarinë e tyre .Aty këtu dëgjoj edhe ndonjë shprehje fëminore që më bën për të qeshur .
Dikush imitonte shkrimtarin e mbase edhe ky fëmijë nesër mund të shkruaj mbase më bukur e mund të bëhet një shkrimtar i zoti a një dramaturg i zoti apo aktor.
Eh thirrjet e tyre të etur për të lexuar na shtrojnë detyra ne poetëve që tju japim në dorë copza të asimilueshme letrare e artistike .
Etja e madhe e fëmijëve për lexim e recitim të poezive tona me zërin e tyre engjëllor na mbushën me krenari se pa fëmijë ska jetë ska të ardhme.
Po fëmijët duhet ti mirërritim ti ushqejmë jo vetëm me ushqim po me atdhedashurinë me ndjenjën patriotike që nesër kur të rriten të jenë atdhetarë dhe ushterë të devotshëm të atdheut tonë .
Zoti na ka dhuruar tokë dete lumenj male fusha pra tokë ajër dhe ujë pa të cilin ju o fëmijë s jetoni dot .
Në përshkrimet e poetëve fëmijët duhet të njohin rëndësinë jetike të tre elementeve kryesor të jetës
O lumturia e jetës , o e ardhmja e botës gëzoni e lumturohuni dhe përgatituni për një botë paqësore pa luftra po me dashuri e mirënjohje për të ardhëmen e njerëzimit .
Unë poetja juaj Sheqere do jem gjithëmonë pranë jush me krijimet e mija që të ndiej aromën e brezit të ardhshëm të devotshëm për jetë e atdhe për prindër e vëllazëri .
Ju duam fort vogëlushat tanë të mrekullueshëm dhe na nderoni me sjelljen e dijet tuaja që të krenohemi me ju o e ardhmja e njerëzimit.
Atdheu ynë pa ju nuk mund të ekzistojë ,jeni ju fryma jonë ,që mbani gjallë ,jeta jonë janë fëmijët, janë shpresa e vetme e Shqipërisë.
Po mungoj fryma shkëputet jeta në rruzullin tokësor.
Janë të lidhura ngushtë tokë — qiell — det me njeriun pa ekzistencën e tyre mungon jeta , fryma po s’pati frymë çdo gjë mbaron.
Emigrimi është një plagë e madhe e shoqërisë po pakësohen lindjet kjo është e frikëshme se popullsia plaket , lindjet pakësohen të rinjtë largohen krijimet letrare pakësohen pa letërsi ska kulturë ,ska art, ska përparim, ska zhvillim.
Ne poetët jemi si ai vullkani që shpërthen tejçojmë gjuhën që mos të humbas vlerën e kombit.
Sëmundja e emigracionit po shfaros nga atdheu një brez të tërë e në atdhe kanë mbetur vetëm pleq.
Jeta nuk ripërtërihet largohen njerëzit pemët thahen,toka rrëshqet, shtëpit shëmben po vdesin pra qelizat e mbitokës e nëntokës.
Prandaj ju jeni ardhmja ju fëmijët , lexoni sa më shumë, bëni eskursione që të njihni vendin , natyrën , historinë ku kanë jetuar e luftuar të parët tanë ku kan luftuar e kanë varret stërgjyshërit.
Sa më shumë të lexoni dhe të vizitoni vendet e bukura e historike të Shqipërisë aq më shumë do krijoni e ndërtoni familje të shëndetëshme me kulturë e nivel të lartë shoqëror.
Shoqëria pa fëmijë nuk ka jetëgjatësi ata janë lulja e një kombi pa të cilët nuk ka të ardhëme.
Pa fëmijë nuk ka ripërtëritje ndaj të lindin sa më shumë fëmijë ti mirërritim, ti edukojmë , dhe ti mësojmë të krijojnë duke lexuar e ndërtuar jetën e tyre me frymën e dashurisë për nënën që e lind , e ushqen, e rrit dhe edukon e mëson që të krijojë një familje të shëndosh në një shoqëri të zhvilluar e me kulturë .
Ju jeni lulja e atdheut ju ju takon e ardhmja e kombit.