Panajot Boli-Një pëllumb në gushën tënde


Një pëllumb në gushën tënde

Nga Panajot Boli

Një copezë basëm i kërkova henës
Vetem për sonte ta marr hua
Të kepus një yll të urtë nga qielli,
Ta mbeshtjell si kokërr ftua.

Si ftonjtë qe vinin gjyshet në senduk
Rrobat të mbanin pak aromë
Këtë yll rob mes gjinjve,ty ta fsheh,
T’i marr erë e të bie në kom.

Të përmendem një çast i trembur.
Të lidh zemrën, ta bëj nyje
Ta mbaj lumturinë,mos derdhet
Mos më ikën ashtu, fije, fije.

T’ia kthej prapë copëzën henës sime
Qe kundërmon me erë mende
Ta kthej nga dielli…E çfarë shikon?
Një pellumb në gushën tende.

DRITARËN LE HAPUR

Sonte hëna më tha se do të vonohet pak
E pres si dikur, në gjumë të më vijë
Dritarën e le hapur,të hyjë.

Si xixëllonjë prilli zgjat dorën e florinjte
Flokët m’i shpushpurit lehtë-lehtë
Sytë m’i lyen me dritën e vet.

Puthja hënore ma shtyn ngadalë endrrën
Se kush zbret shkallët nga një yllësi
Hutohem,s’është hëna, je ti.

DITË PA SY

U ngatëruan keq leshrat e shiut
Nga vallja maramendese u deh
Ndali te pellgu me sy të trazuar
I thotë erës :të lutem m’i kreh.

Po era çapaçule i trazoi me keq
Nga inati ai qau e zbrazi një det
I lagu gëzimin ditës me melankoli
Xheloze,fytyrën ia zhgaraviti krejt.

Uli kokën dita ime pak e turpëruar
Pa sy,me peshqirin e shiut mbulua.

About Post Author