Një pëllumb në gushën tënde Një copëza basëm i kërkova hënës Vetëm për sonte ta marr hua Të këpus një yll të urtë nga qielli, Ta mbështjell si kokërr ftua Si ftonjtë qe vinin gjyshet në sënduk Rrobat të mbanin pak aromë Këtë yll rob mes gjinjve,ty ta fsheh, T’i marr erë e të bie në kom Të përmendem një çast i trembur. Të lidh zemrën, ta bëj nyje Ta mbaj lumturinë,mos derdhet Mos më ikën ashtu, fije, fije T’ia kthej prapë copëzën hënës sime Qe kundërmon me erë mende Ta kthej nga dielli…E çfarë shikon? Një pëllumb në gushën tende |
