Paqe:Brixhilda Dede


Paqe:Brixhilda Dede

Të rendësh me vrapin e kuajve të egër shkrretëtirës,

Dëgjuar “Sonatën e Bardhë” të Beethovenit.

Qiellin të pastrosh nga retë, si pikturave të Van Gogh, fshirë pluhurin e kohës.

Kush tha se dashuria e vërtetë u tret?!

PRITJE

Unë nuk dua që ti të biesh si brymë sharpës sime krem e pa të prekur, të të humbas.

As, si një hije prej dielli të fshehur të më ndjekësh,

Ku kryqëzime rrugësh mbyllen në udhëkryqe qorre.

Aeroporti i pritjes afeksion i largët ngjan.

Destinacionet, e shumta.

Nëse biem në ujdi pa folur,

Vë bast, se tisi i natës do të zjarrmojë,

kur të na shohin.

Atëherë, kur të jesh vetëvetja.

About Post Author