Para disa kohësh-Ukshin Morina


Para disa kohesh kisha një mike për të cilen ushqeja shpesen e të qenit me fat se mund ta takoja një ditë.

Mbase diku në rrugën e sajuar nga fati, pasi që ajo per nga rëndësia s’ishte një femer e zakonshme e cila mund të takohej lehtë.

Mikja për të cilen me vlonte malli humbi për një kohë bukur të gjatë dhe kështu dhe shpresa ime m’u venit në shuarje të plotë.

Një ditë ndësa po lexoja në rrjetet sociale me shfaqet krejt pa pritur dhe nga frika se mos më iken përsëri i shkruaj përmes një dëshpërimi të skajshëm: – Po ku je moj mike? Në ç’planet a ishull më je humbur?

Mikja më përgjigjet me mjaftë vonesë: – Jam gjithandej ku dua dhe me pelqen. Më pelqen Australia, shkoj dhe kthehem prej atje në Amerikë. Me pelqen Belgjika shkoj dhe kthehem prej atje e në Francë. Me pelqen Gjermania shkoj dhe kthehem prej atje në Shqipëri dhe anasjelltas i bie rreth e çark botës kur të dua e saherë të dua.

– Sa mire!, – i përgjigjem dhe vazhdova t’i shkruaja përmes një lumturie të s’kajshem: Gezohem me sukseset e tua e dashur,

Kjo është jeta për njerëzit e suksesit.

– Me vjen mirë pasi që me këtë rast mësoj dhe fundin e shpreses simë për t’u takuar një ditë me ty.

Pas disa vitesh miken e takova ashtu rastësisht në një restorant ndërsa isha ulur të haja një drake. Punonte kamariere.

Prej sa kohësh punon ketu?, – e pyes duke rëmuar në portofolin tim. Nuk me dha përgjigje, por me pa përmes një buzëqeshje të hareshme dhe m’u ule krejt pranë. Ia zgjata paratë me një nxitim të shfenuar dhe u largova me idenë e rrotullimit të botës në shpirtin tim.