PARA TË VËRTETËS
– Fytyra jote me erdhi përsëri!
Sot
Para një të vertetës
Për shpirtin tim drithërus
Ku përballë më shfaqet
Hija e jote engjëllore.
Erna
Sot isha këtu
Ku rrinim së bashku
Fytyra jote me erdhi përsëri.
Unë provova Ty Erna
Të buzëqeshi
Por, lotët vërshuan sytë e mi
Sot isha këtu e të kërkova.
Por ,dot nuk të gjeta
As në këtë vend
Një lule të bukur trëndafili.
Në vendin tënd
Unë aty e kam lënë
Të thirra emrin tënd
Në heshtje e me belbëzim.
Por, e di që Ti s`ke mundur dot
Ta dëgjosh zërin tim
E di se sikur të më kishe dëgjuar.
Do ngritëshe nga varri fluturim
Apo do kishe zbritur nga qielli
Të më përqafoje
Për të ma shuajtur mallin
Dhe dhembjen e shpirtit tim.