PARA VDEKJES


Violeta Kadriu


S ‘ deshi t’ ia lidhin sytë,
shikimin e mbërtheu në tytë.

Në duar s’ duroi zinxhirë,
zogu i Qiellit të lirë.

Për Diell e të bardhën dritë,
grushtin kah Zoti ngriti.

Përmendore këngë e Tij,
flamur i kuq në lartësi.

VRASESI

Vret zogj
bëhet se këngën e do!

Verbon sy
bëhet se dritën e do!

Vret njerinë
bëhet se kërkon Lirinë!

[Poezi të Babait Tim, nxjerrë nga vëllimi poetik “HIJE MURI”-1979- Prishtinë

About Post Author