Paragjykim-Valbona Kolaveri


Rrethuar mosmirnjohjesh ,

Këndeve ,

Trekëndëshave të ditëve

Varur rri ,kokëposhtë

Nxehtësisë së tyre

Tek i shoh së prapthi

Pyes sërish veten

Cu bë me krenaritë?

Ku shpirtit prangosur

Përtej mospajtimesh ,

Vetëm numëroj

Gjykuesit mosmirnjohës

Që sjellin vetëtimthi

Gishtin tregues vetëmbrojtës,

Ku shkon?

Duan të dinë çdo gjë

Nga ajo që morën ,

Pa thënë faleminderit,

Dhe kur të vërtetën

U servir

Habiten?

A thua nuk të njohin

Me pyetjen kush je ti?

Në cilin kulm po na drejton?

Pyetje egoistësh,

Që vetëm pijnë, e pijnë

Dhe të shkrumbojnë pa frikë

Gllabërimesh,

Pasi me fund kanë pirë vetet,

Duan paragjykimesh

Dhe ty të të përpijnë.