Shkapërcejmë mendimet,
Shkapërcejmë,
Se mëndja ,ku nuk shkel
Pa baza mendojmë,
Se nuk ndalemi
Të shohim më mirë
Në etalone krahasuese
I mbajmë elitë mendimet,
Për disa
Kacavjerrë gjithherë,
Të gatshme ti ngjisim
Në majë
Dhe ti valëvisim
flamur,
Si të pagabueshëm,
Se ashtu na duhet
Mendojmë,
Për çastet,
Për fatet,
Për veten
Në udhëkryqe,
Kur udhët marrim,
Mendojmë ,
Pa mbarim
Herë, herë
Shkapërcejmë
Dhe mendime pa vlerë,
Se u lodhëm
Herë ,gjykojmë,
Dhe nuk mendojmë,
Më mirë
Për të tjerë
Mendimet e vetme,
Që s’kanë kurrë peshë,
Mendoj,
Janë paragjykimet.