Paraja-Fatbardha Budini


Ishim vëllezër/motra/shokë/shoqe fëmijërie,

çdo gjë e ndanim bashkë.

Dikush një xhaketë dikush tjetër pantallonat

bënim kostum për ta veshur në ndonjë festë.

Në ato vite mund të thërrisje vëlla/motër.
Mund të thërrisje shok/shoqe.
Si vëllezër/motra ishim ne atëherë.
Sot shihemi si të huaj sikur nuk jemi njohur anjëherë.

Fëmijët i këshillojnë mos të shoqërohen me
ata.
Ata janë të varfër dhe s’kanë shtëpi,s’kanë
para.

Paraja e mallkuar mallin e atyre viteve kurrë s’ka për ta shuar.
Pasuria e madhe sytë disave shumë ua ka
verbuar.

Sa keq o vlla/ motër/ shok/ shoqe paraja na ndau për së gjalli.
Zemra dhe shpirti çdo moment po pushtohet
nga djalli.

Në memorien e njerëzve po fshihet çdo
kujtim.
Nuk ka më respekt,dhemsuri,njerëzit po sillen me njëri-tjetrin si përbindësh.