Teuta Shaqiraj

( ripostim)
Qetohem në të blertën e syve të tu.
Gjelbërimi më vesh, aty
kameleon më bën një çast,
tinës fshihem me kast.
I njëjti frymim,
e njëjta grishje
bëhet një me erën që përkëledhet në ikje.
Ajri mrekullohet mbi krahë fluture.
Tam – tum, na rrëmben vallja fluturake.
Shpërthen shqisa jonë e gjashtë.
Bisk i njomë aromë pishe
flegrat nazike rebelon,
e dehemi me aromë .
Dashuri! – klith çdo qelizë.
Portat qiellore hapen me rrezëllim.
Paqtim yjesh.
Ujvarë drite rrjedh
më mbulon,
Afërdita më pushton.
pa frymë më la…
Shtangem me sytë tek Mrekullia
që pafajësisht m’u dha.