Paraprijësi-Zymer H.Haliti


PARAPRIJËSI

(Vjershë për fëmijë…)

Një ditë bubëreci mblodhi me nxitim

të gjithë bubërecët bashkë pa dallim

dëgjoni,u tha:të gjithë o të bekuar…

erdhi agimi duhet për të punuar…

Filluan të vegjlit ushqim të kërkojnë

gjetën troha buke dhe po i shijojnë

s’vonoi shumë kohë dikush i sulmoi

të gjorët nga ushqimi shpejt i largoi

Më vonë prindërit u sollën ushqim

në sytë e tyre vërehej një ngazllim

Paraprijési i shikonte me lot në sy

pse o Zot tha…çka të bërëm ne ty?

Të gjithë na shkelin,na mbysin kot

askujt s’i bëjmë keq,na mbroj o Zot

Pse disa njerëz fare s’kanë mëshirë

në foletë tona ku jemi s’na lënë të lirë

Kjo tokë e bekuar a ska për ne vend

a duhet për çdo gjallëresë të ket rend

Paraprijësi i mërzitur s’kishte fuqi…

t’u bëj ballë të tjerëve,kërkon drejtësi.

Zymer H.Haliti