Parfumi im
Parfumi im orë’s së pritur
Si borë e shkrirë trupi ta ndjen
Unë si perlë në varg zhuritur
Është parfumi marrësis
Në një trup piktur kërkuar
Ta kesh përball natën ta gris
Pëlhur zemre mendafsh i shtruar.
Të shuan etjen mbërthyer në ethe
Fllad mëngjesi lagur në det
Arom fruti puthjes i vete
E të bënë të ndihesh mbret.
MAJL
NEW YORK 06/08/2023
