Parfumi-Vaso Papaj


Ndonjëherë parfumin ndiej

I sigurt… Je ti.

Me erën më vjen këtej,

Më bën shoqëri.

Po ndodh dhe të pendohem.

Ç’të bëj…, Xhelozi.

Era vjen dhe pse s’dorëzohem,

Të merr përsëri.

Mbrëmjeve të majit, gëzimet

S’i harroj aspak.

Me guxim rrëmoj kujtimet,

Kur kam qenë çunak.

Po shumë here ja, edhe tutem,

Mos shoh ëndrra kot.

Në dëshpërim, prapë mund të futem,

Pas fitores së plotë.

Dhe atëherë e ndiej të keqen,

Dhimbja triumfon.

Një arsye gjej…, të ndreqem,

Zemra ma kërkon.

Ndaj, përsëri të ndiej-të ndiej,

I sigurtë… Je ti.

Bashkë me erën vjen këtej,

Rrotull meje rri.