Parku dhe stolat e vjetër,sot po më kujtohen,
qielli dhe toka fillojnë me njëra- tjetrën të afrohen.
Vështirë të takoje tjetër veç mrekullisë së pranverës,
aty ku gjethet e pemëve dukeshin sikur kurrë nuk zverdhen.
Ai park dikur nuk lejonte,që të trokiste vjeshta,
venitjen dhe zbehjen aty kurrë nuk
e njihja.
Edhe kur gjethet e pemëve fillonin të zbeheshin,
në gjirin e saj të blertë ato
mbështilleshin.
Ai park dikur Dimrin e egër kurrë se
pranonte,
me gjelbërimin e pemëve gjithçka e zbukuronte.
