Partia e poetit-Bilbil Murataj


Kur poeti s’shkruan

Për famë e për t’u dukur,

Mendimet dhe vargjet

Dalin më të bukur,

Kur vargjet dalin

Nga shpirti e zemra,

Gjithmonë ato janë

Shumë më të ëmbla,

Të ëmbla si mjalti

Janë vargjet që shkruhen,

Se vargjet janë jetë,

Ato nuk tregtohen,

Me vargjet e bukur

Është lidhur zemra e poetit,

Ato janë si furtuna

Që ngre dallga e detit,

Respekt e mirënjohje

Për këta ambasadorë të lirisë,

Që gjithë aftësitë e tyre

Ja falin mirësisë,

Flasim për ata poetë

Që vargjet ja thurrin njerëzisë,

Jo për ata që bëhen

Shërbëtorë të partisë,

Ata s’janë poetë,

Por njerëz me laps e letër,

Sot i shërbejnë njerës,

Nesër partisë tjetër,

Kush veproi ndryshe,

Veten e gënjeu,

Partia e poetit

Është vetëm Atdheu …