Pasarela e klithmës-Ildije Xhemali


PASARELA e KLITHMËS

“Stop dhunës seksuale!”

S’është pasarelë mode,

se modelet mungojnë!

Dikush nga ato u përdhunua dhe u vra,

dikush u vetvra,

se përdhunimi në sy të fëmijëve

ishte përtej përdhunimit.

Një tjetër e keni midis jush,

dhe hesht

se krejt bota

përsipër i ka ra!

Është pasarelë dhimbjeje

Një trime,

midis jush,

forcat titanike përmbledh

dhe s’hesht,

por klith e bërtet!

“Stop dhunës seksuale!”

Funde, këmisha, fustane

nga Kosova

Evropa, Azia,

America Latine

e në shumë vende

ku është bërë poshtërsia

mbi FEMRËN

kurorëzuar “Nënë”

nga Perëndia.

Mungonin,

oh, sa mungonin

në atë pasarelë!

Veshjet e vajzave

e nuseve çame

që janë kalbur

bashkë me perritë,

por klithin dhimbshëm

në zemër e në shpirt

të brezave

që ua pasojnë

njëri- tjetrit.