Pasdite fundmarsi…Ndue Z. Ruçi


Me time shoqe, pi një kafe…

Kur… shiu nisi krejt papritur!…

Në divan, të ulur bashkë,

Rrufisim kafen, të çuditur!…

Dhe, pemët, bari, krejt u lag…

Ca vajza klithin në rrëmujë…

Në rrugën tej, makinat varg,

Rrëshqasin, si varkat mbi ujë…

Dhe me të shpejtë, zogjte u fshehen…

Në mes e ndalen cicerimen…

Tek, befas shkrep ndonjë rrufe…

Dhe, si ndër ethe, xhamat dridhen…

Në dhomën tjetër, gaz fëmijësh!…

Të zhytur krejt, në tjetër botë…

Ca plane thurin, çuçurisin!…

Misterin, shiu e bën të plotë!…

Shijohet kafja, për nën shi…

Nën tinguj pikash, ëndrrat sjell!…

Ah, dhe ky marsi.. ç’mrekulli!…

Kujtime malli, zemra ndjell!…

Një qiell u zbraz, brenda një çasti…

Ne, kafen ende po rrufisim…

Gjëmon e nxin, andej nga Dajti!.

Blic vetetimash, muret ndrisin!…

Me pas, nje diell del plot shkelqim!.

Dhe, mrekullisht, tej një ylber!…

Ndërrohen pamjet, si në film.

Të duket vetja, si në ënderr…

Harkon yllberi, si kurorë…

Tek, madhërisht të shfaqet Dajti.

Blerim… mbi krye, pak dëborë…

Plot befasi, shfaq ky fundmarsi!…

Ndue Z. Ruçi