Edhe kjo pasdite
e lodhur nga vapa iku
duke lënë një pikë loti
në një gjethe fiku.
Do të vijnë e ikin ditët
njëra pas tjetrës në varg
kurse në mua malli rritet
rritet m’u pse je aq larg…
Edhe kjo pasdite e vonë
po tretet me dritën në qelq
por hija e jote në bebëz
një kundërmim lotësh tërheqë.
