Fatmir R Gjata
Kërceje këmbëzbathur përmbi yje
që digjeshin nën lëkurë si thëngjij
dritsoje si një ëngjëll perëndie

në një botë të ëndërruar pa kufij.
Dhe vije rreth e digjeshe ngadalë
krahëngritur buzëqeshje e trishtuar
këndoje por stë ndjeva asnjë fjalë
veç tinguj në një gjuhë të ngatërruar.
Pashë sytë e tu e nisa të besoj në zot
zinxhirët thellë i ndieva gjer në mish
dhe mbeta duke ngatërruar dje e sot
duke ngatërruar ç’ka është e çfarë ish.
Ndaj këngët si dëgjoj më me dëshirë
dhe s’ngrihem asnjëherë e valle s’mar
ca vargje shkruaj kur është natë e mirë
e dridhem siç bëjnë telat në kitarë.
E dridhem kur mendoj në një zemër
që brithte këmbëzbathur përmbi rërë
duke ecur pa adresë edhe pa emër
duke besuar edhe shpirti dridhet tërë.