Pasqyra e syve tu-Ukshin Morina


Të nderuar miq më lejoni të sjellë një poezi të krijuar në bashkëpunim me një miken time poete nga Labëria!Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju përshëndesim me respekt!Varianti B i poezisë është i imi!Varianti A i poezisë i përket mikeshës sime !

Pasqyra e syve tu

A

Kur në pasqyrën e zemrës sytë e tu shikoj,
në zjarrin e tyre përfshihem në vajë
Ndjesi të paepura në brendësi zbuloj ,
Jo kurr më prej vetes s’mundem ti largoj!

B

Edhe sytë e tu si mirazhe të shenjta
të zymtën natë ma mbushin gjith hare.
Janë kaq magjepsës si vegime të arta,
i ndiej gjer në dhembje dhe natën kur fle!

A..

Pasqyrimi blu një udhëtim plot magji,
çdo çast të jetës kaq fort ma ke ndrit.
Larguar prej tyre me mbyt kjo vetmi,
krejt qenien time ma zhbënë e sfilit…

B

Sytë e tu të bukur ëndrrat m’i ndriçojnë
shpirtin e brishtë fot ma kanë sfilitur.
Jetën e vetmuar shumë ma zbukurojnë
nga kujtesa ime kurrë s’kam për t’i shqitur

A

Në pasqyrimin e syve unë shoh vetveten,
më sjellin oaz paqeje e ma mbushin jetën,
Seç më shfaqin buzëqeshjen e më japin liri
rrugëtimi pa ta për mua është vetmi!

B

Në ata sy blu unë krejt perhumbem
në ta shoh botën plot hare e gëzim,
Pa ndritjen e tyre jo dot s’po mundem,
janë burim drite në to gjej shërim!

A
Më ke gdhendur në zemër një muzg qetësie,
në thellësinë e syve te tu shpirti më çlodhet
Ne zemër më ështe ndezur nje zjarr dashurie
kjo ndjenjë çmendurie sa vjen e më shtohet…

B

Kur zëri yt i bukur ëmbël më therret,
Zemrën me thonjë e shqyej porsi bisha.
Nga duart e bardha dridhem kur më prek,
kupën me lot me fund seç e piva…