Pasqyrat e thyera-Klodi Kadillari


Klodi Kadillari

Pasqyrat e thyera

Do i mbledh pasqyrat e thyera,

mbi varrin tim do i vendos

për ju mëkatarët dhe mëkataret të veshur

 me maska hipokrizie.

Do i mbledh pasqyrat e thyera

mbi varrin tim do i vendos,

për ju që të shikoni vetveten,

për ju që pengesat i vendosët mbi fatin tim.

Do i mbledh pasqyrat e thyera,

mbi varrin tim do i vendos,

 për ju që mallkimet e derdhura mbi mua

 një ditë në humnera vuajtjesh te ju do kthehen.

Do i mbledh pasqyrat e thyera,

dhe rrugën që të çon drej varrit tim do e shtroj.

Do e shtroj për ju dhe kur këmbët tuaja të gjakosen,

 dhe trupat tuaj të kërrusen

do vijnë e falje të kerkojnë mbi varrin tim.

Do i mbledh pasqyrat e thyera mbi varrin tim ti vendos,

 për ju që djallin e pranuat mik në sofër

dhe në ekstazat e kënaqsive përfunduat të dehur

në orgazmat e llumit dhe të shthurjes duke u kënaqur

 e duke ngritur dolli për fatin tim të thyer.

 Do ti mbledh pasqyrat e thyera mbi varrin tim ti vendos ku,

si një mermer i pastër fatkeqësisht mbi të

 do reflektojnë buzëqeshjet tuaja për fatin tim.

Eh, ndërsa unë,

aty pranë Zotit e ulur si një mëkatare pa mëkate

 do zbres poshtë dhe me copëzat e pasqyrave të thyera

 rrugët tuaja do i shtroj pa u ndalur.

E duke ecur ju mbi to,

do ndjeni dhimbje duke u përkulur si fëmija në djep

dhe vetëm atëherë ndoshta do kujtoni për dhimbjet dhe plagët e mia.

Oh atëherë do të jetë shumë vonë,

se pasqyrat e thyera nuk do të jenë më mbi varrin tim .

Por do jetë një pasqyrë e madhe pasqyra e shpirtit ku vetveten do shikoj.

 Dhe do lutem për copëzat e pasqyrave tuaja ,që rrugët e mia i shtruat.

About Post Author