Pasuria botërore!Haziz Hysa


Kur pranvera çelej me lule .

Thoje se ke dashuri për mua.

Jeta për mua dukej hyjnore.

Atë ditë kur më more për dore.

Buzëqeshjen ma dhuroje peshqesh.

Shkëlqeje ashtu si një lule rozë.

Të dy fluturonim nga gëzimet rinore.

Na dukej se morën pasurinë botërore.

Si kem dashur kurrë gjërat luksoze!

Modestinë e kishim thellë në shpirt.

Duke e parë vehtën ashtu pranë teje.

Më dukej vehtja si një burr malsie.

Duke e përsëritur atë takimin e parë.

Fëtyra na buzëqeshte si margaritar.

Dashuria e vërtetë po shëndriste si hana.

Dëshmitarët tanë rrëfenin ashtu si zana.

Më pate sjellur pranverën në shpirt.

Buzëqeshja e jote ndjenjat trazonte.

Drandofil i bukur që çel çdo stinë.

Me kurorëzim shtigjet e jetës filluan.

Garonim me jetën ashtu pa eufori.

Dukej se do të gjenim diku lumturinë.

Pasuria e jonë botërore ishte martesa.

Shtëpia e mbushur me nipa dhe mbesa.

Çdo ditë e më tepër po na rritet shpresa.

Pleqëria e shëndoshë qenka privilegjë.

Po të kalonim jetën pa dashurinë që kishim.

Do të dukeshim të nemur e pa qetësi jete.

Mynih. 20.03.2024.Haziz Hysa