Pasuria ime!-Edna Kapurani


Pasuria ime!!!!

Një letër dhe një laps..

gjithë pasuria ime..

shpeshherë më degdis..

t’botës udhëtime!!

Porsi një sorkadhe..

më ngjit nëpër male..

me shoqet e tjera..

rreth luleve hedhim valle!!

Pastaj në breg të detit..

kujtimet nis mi zgjon..

disa i merr vala..

disa i harron!!

Nga pema më shkëput..

ndonjë erë e marrë..

dhe si një lisharse…

më shtyn dalngadalë!!

Më çon në Paris..

në Zvicër,në Belgjikë..

në Shqipërinë time..

por dhe në Amerikë!!

Më kthen në fëmijëri..

tek lagjja ku u rrita..

ku luaja kukafshehti..

ku dashurinë prita!!

Një letër dhe një laps..

gjithë pasuria ime..

më bëjnë të harroj..

të humb në ëndërrime!!!