Pasuria ime-Manushaqe Hoxha Laçi


Manushaqe Hoxha Laçi

Nuk kam krahë të fluturoj në luginë
po kam zemrën që kalon gjithë malet
Kur vargjet i bashkoj me dashurinë
fjalët më bëhen si hidrocentralet.

Nuk kam çeqe bankare ku hidhet firma
as pushimet nuk i bëj në Karaibe
Zemra ime dehet e tëra nga kaltërsia
kam shpresën në sy që çel filiz drite .