Patriot i flaktë,luftëtar trim dhe kuadër besnik i devollit dhe Shqipërisë-Nga Nexhat Nallbati


Historia e Shqipërisë dhe e zonës së Devollit është histori lufte dhe përpjekjesh titanike,histori pune dhe djerse,histori Lavdie dhe krenarie kombëtare.Në gjithë këtë luftë dhe

Punë të pashembullt është dashur një mobilizim total i popullit pa dallim feje,krahine dhe ideje,të sakrifikohet shumë dhe të derdhet gjak në përpjekje dhe luftë frontale me pushtuesit e huaj nazifashistë dhe tradhëtarët e vëndit duke siguruar çlirimin e plotë të Atdheut më 29 Nëntor 1944.Është derdhur shumë mund dhe djersë për rindërtimin e vëndit të shkatruar nga lufta dhe të punohet me vullnet e përkushtim të paparë për futjen e vëndit në rrugën e zhvillimit ekonomik,të demokratizimit dhe emancipimit të shoqërisë.

Në gjithë këtë luftë dhe punë kanë shkëlqyer me trimërinë dhe heroizmin e tyre bijtë dhe bijat më të mirë,duke sakrifikuar jetën e tyre.Ata do të mbeten për jetë të jetëve pishtarë të lirisë.Mbi gjakun e tyre u ngritën themelet e shtetit të ri dhe filloi të zhvillohet jeta e të përparojë vëndi.Dëshmorët,heronjtë dhe veteranët e luftës dhe të punës lanë gjurmë dhe bënë historinë e vetes,familjes,zonës dhe

Atdheut të tyre.Me këtë histori të lavdishme është ndjerë dhe duhet të ndjehet krenar çdo shqiptar nga më i madhi e deri tek më i vogli.Me këtë histori janë rritur,edukuar dhe mësuar breza të tërë për t’u bërë njerëz të devotshëm,për t’u ndjerë mirë,për t’a nderuar,respektuar dhe për të qënë përherë mirënjohës me të kaluarën e lavdishme të të parëve tanë.Ky ka qënë dhe duhet të jetë një nga investimet më të mëdha në edukimin dhe formimin patriotik e Atdhetar të njerzve tanë.

Nuk ka dhe nuk mundet të ketë të ardhme të garantuar e të sigurt pa njohur e respektuar historinë dhe të kaluarën e lavdishme të njerzve tanë të shquar nga njeriu më i thjeshtë e deri tek intelektuali më i zoti,për të njohur dhe mësuar nga vlerat e tyre njerzore.

EMIN KAÇANI

EMIN KAÇANI lindi në fshatin Miras të devollit të sipërm në vitin 1893 më një familje me tradita të shquara patriotike.Xhaxhai i tij Mehmeti ka qënë pjesmarrës në çetën partizane të Sali Butkës. I vëllai i tij Sheme Shedini morri pjesë në luftën e Vlorës më 1920 kundër okupatorëve Italianë.Emini qysh më moshë të re emigroi në SH.B.A..Aty ai u shqua për veprimtari patriotike,duke u bërë pjestar aktiv i shoqatës Atdhetare”Vatra” në Boston.Aty bie në kontakt me Fan Nolin dhe bashkëpunon ngushtë me të.Më vonë shkoi në Argjentinë.Edhe aty u morr me veprimtari patriotike. Në vitin 1936 kthehet në Atdhe dhe bëhet antar i grupit komunist të Korçës duke qënë tepër aktiv në mendime dhe veprime antizogiste.Pushtimin fashist të 7 Prillit Emini e priti me zemërim dhe indinjatë të thellë dhe morri pjesë aktive në aksionet luftarake të rezistencës antifashiste në Devoll dhe Korçë.Shpërndante trakte të luftës së bashku me shokë të tjerë të zonës si dhe merrte pjesë në çarmatosjen e postave Italiane të dislokuara në Devollin e sipërm.Me krijimin e çetës,”Morava”del ilegal dhe merr pjesë aktive në të gjitha aksionet dhe veprimet luftarake të kësaj çete dhe më vonë të batalionit”Fuat Babani”kundër okupatorëve nazifashistë dhe tradhëtarëve të vëndit.Për merita dhe kontribute të veçanta në 6 Gusht 1944 zgjidhet n/kryetar i këshillit nacional-çlirimtar për Devollin.Në këtë detyrë të rëndësishme ai punon me vullnet,këmbëngulje dhe guxim duke shkuar fshat më fshat për zgjerimin e frontit antifashist nacional-çlirimtar dhe siguroi një pjesëmarrje sa më të madhe të njerzve në mënyrë vullnetare në formacionet partizane.

Mbas çlirimit të vëndit ai zgjidhet kryetar i kom.Ekz.të këshillit popullor të rrethit të Devollit.Në këtë detyrë kaq të rëndësishme e delikate menjëherë pas çlirimit të vëndit ,ku kishte shumë halle dhe probleme Emini dallohej si një kuadër besnik,trim dhe patriot i palodhur në zgjidhjen e halleve problemeve dhe vështirësive ekonomike e sociale që kishte i gjithë vëndi i dalë nga lufta e gjatë e shkatrimet e saj.Për merita të veçanta në L.A.N.ÇL.dhe në periudhën e pasçlirimit të vëndit Emini është vlerësuar dhe dekoruar me urdhëra dhe medalje të shumta.

Emini u nda nga jeta në vitin 1975 duke lënë pas gjurmë dhe kontribute të çmuara që do të mbeten të paharruara në historinë e zonës së Devollit e më gjërë.Shëmbullin dhe gjurmët e tij po e ndjekin të gjithë pasardhësit e fisit Kaçani duke qënë model në familje,shoqëri dhe kudo.

I PËRJETSHËM EMRI,PUNA, SJELLJA DHE VEPRA E KËTIJ PERSONSLITETI ME VLERA TË MËDHA NJERZORE.