Patriotët-Vilson Mersinllari


———————-

Lereni patriotizmin,o njerëz të nderuar

sepse patriotizmi,ka kohë që ka vdekur

kjo i përket njerëzeve,të kohës të kaluar

mos na u hiqni sot,si patriotë të thekur.

Partiotizmi ka ikur,në drejtim të pa ditur

ka ikur është zhdukur,po bën shumë kohë

dhe ai pak që ka ngelur,është i cfilitur

nga dëborë që ishte,është shkrirë në llohë.

Me fjalën patriotizëm,të gjithë po abuzojnë

simbole dhe flamuj,mbajnë në shtëpia dhe makinë

me petkun e patriotizmit,veten e tyre mbulojnë

trafikojnë armë,drogë,hashash dhe kokainë.

Ku është patriotizmi,o njerëz të nderuar?

betohemi për Flamur,për ty flamur vdesim

kur politikanët tonë,sharlatanët e mallkuar

dhe ata pak Det që kemi,duan të na i shesin.

Ku është patriotizmi,që ne ta nderojmë ?

po ju pjyes prapë,prapë po jua përsëris

ne te gjithe jemi dëshmitarë,dhe po e shikojmë

që disa troje të Kosovës,duan t’ja japin Sërbisë.