Pavarësia- Arze Hasanaj


Sa herë e kam menduar,

bèj rrugën më të lumtur

Të vij tek toka e gjakut,

t’a shohë sa është e bukur,

Sa herë desha të vij ,

t’i shohë lulet e lirise.

Aty ku prehen në paqe,

dëshmorët e trimërisë

T’ë shohë varret e heronjve,

bacë Ademin e bacë Hamzën.

Aty ku prehen në paqe,

sot e realizova ëndrrën.

Sa e bukur tokë Drenice,

sa herë ti do të përmendesh.

Sa lule të bukura kishe ,

vend i veçantè nga gjitha vendet.

Aty qëndrova me ju sot,

shpirti ndoshta mu lehtësua .

Fola ndoshta me shumë heshtje,

por besoj me keni kuptuar.

Ndryshe ishte ah sa ndryshe,

kur e lexon nga historia.

Por kur shikon varret plot fëmij,

aty kupton sa vlen liria .

Sot pa ju në këtë ditë të bukur,

S’mund të festohej as pavarsia.

Ju e dhatè jetën e nuk u trembet,

që sot këtë paqe të kenë bij e bija.