Herët në agim e takova kosovaren,
nën qiellin e hapur si sy në vetmi.
Ende të freskët në gji mbante plagën,
një plagë që iu hap kur deshi liri.
Shtatëmbëdhjetë shkurt ishte atë ditë.
Atë ditë edhe vajza kishte ditëlindjen.
Kosova buzëqeshte e gjitha mbushur dritë,
Kosova kishte flakur tek e shkuara dhimbjen.
Ditëlindjen ajo e kish bashkë me Kosovën:
Kish emrin e bukur Pavarësi!
Gëzimet dhe dritën armiqtë dot s’i morën,
në trojet e shqipes u vu drejtësi.
M’u hodh përmbi krahë, e bardhë si agimi,
ajo, kosovarja, që plagë më s’do ketë.
Më bie nga sytë një lot si rubini.
dhe shqipe nis bëhet e ngrihet te retë.
Autore :Sheqere Sina (Ozuni) /
te drejtat ligjore.
Data 23 -08 2023 /Lushnjë /Albania /
