Pavdekësia-Nikos Gatsos


PAVDEKËSIA( ΑΘΑΝΑΣΙΑ)

ballkonin tim përpara ç’ kërkon ti pavdekësi

Si duroka zemra ime që s’ më jep pak rëndësi

Mbarë botës ti të deshën shumë mbretër dhe poetë

Veçse asnjë degëz mëndre nuk u fale asnjëherë.

Qenke e pashpirt, si një grusht i vdekjes je

Erdhën kohra që të besuam ne vërtetë

Pronë të saj lakmon ta ketë çdo brezni

O e bukura vajzë që s’ të fitoi asnjeri.

Në ballkonin tim përpara ç’ kërkon ti pavdekësi..

Me ç’ farë flije të çuditshme i ke dhënë jetës kredi

Të pasur e të etur mbrinë dhe të thjeshtë pelegrinë

Nga ajo çesmë e kopshtit tënd s’u fale kurrë freskinë.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/558 n.g. α.