Pazari i vjetër i Korçës-Nexhat Nallbati


QËNDËR E RËNDËSISHME HISTORIKE, TREGËTARE, TURISTIKE DHE SOCIAL – KULTURORE.

1-

Pazari i vjetër i Korçës,ka qënë qëndra më e madhe tregëtare e qytetit dhe më gjërë.Në lulëzimin e saj kjo qëndër pati 1900 dyqane të ndërtuara me një stil të veçantë,karakteristik me murre guri. Brenda mjedisit të tij kishte Bezistane,pazari i grave,hanet e famshme,sheshet e tregëtimit,vatra mësimi dhe zyra avokatie.

SI FILLOI DHE MORRI JETË PAZARI

Përreth xhamisë së madhe të Mirahorit,nisën të ngrihen njëra pas tjetrës furrat e bukës,dyqanet e ushqimeve,bulmetit,të frutave dhe zarzavateve. Më vonë u shtuan kafenetë,lokalet tip restorante dhe dyqanet e zejtarisë.

Në lagjen e xhamisë së madhe ishte vendosur dhe po zgjerohej sipas një rregulli të paracaktuar mbi popullimin dhe funksionimin e tregëtisë.

Në qëndër të Pazarit u vendosën bakejtë(dyqanet ushqimore),të vajit dhe të ullinjëve.Më vonë u vendosën rrobaqepësit,këpucarët,orëndreqësit,

argjëndarët,mjeshtërit e punimit të qyrqeve,të punimeve të shajakut,të plehrave.

Në periferi të tij zuri vënd pazari i bagëtive,shpendëve,lëkurëpunuesit,samarxhinjtë,teneqexhinjtë,zilexhinjtë si dhe zeje të tjera të kohës.

SI MUNDI TË BËHET LAGJA E XHAMISË NJË QËNDËR E ZHVILLUAR TREGËTARE ?

Ajo shumë shpejt u kthye në një qëndër e fuqishme me rëndësi ekonomike të veçantë,aq sa t’a kishte zili Stambolli dhe t’a kishte”frikë”

Janina.Kjo ka shpjegimin e saj.

Pas ndërtimit të xhamisë së Iljaz bej Mirahorit, u ngrit edhe Imareti(qëndra sociale),që të varfërit dhe fëmijët e tyre të kishin ushqim të ngrohtë dhe të mos flinin pa bukë.Më pas u ngrit Medreseja dhe një Hamam në shërbim të njerëzve më nevojë.Filluan pastaj të ngrihen njëri pa tjetrit edhe hanet, të cilat do ti shërbenin të gjithë atyre që do t’i binte rruga për në Korçë,që ata të kishin ku të futnin kokën dhe të kalonin aty natën pa probleme .

Pazari i Korçës u harmonizuar në mënyrë perfekte si një mrekulli që mahniti shumë udhëtarë dhe vizitorë të huaj midis tyre edhe udhëtaren e famshme Angleze

EDIT DURHAN

e cila nga vizita që bëri në vitin 1904 në Korçë, mbresat e saj i ka duke bërë këtë shënim:

” Korça është një qytet i habitshëm.Është i pastër,shumë i pastër.Më i pasuri që unë njoh në perandorinë turke,me rrugë të drejta ,të shtruara mirë,pa zagarë dhe plehra”

.Edit DURHAN.

Pazari i Korçës merte gjallëri të jashtzakonshme veçanërisht ditën e shtunë.Atë ditë vinin tregëtarë të shumtë dhe njerëz të tjerë nga Kosturi,Manastiri,Prespa,Kolonja,Devolli,Pogradeci,Përmeti etj.Atë e gjallërimin sidomos të ardhurit nga zonat e afërta si Gora,Opari,Voskopoja,Vithkuqi etj.

Nga Greqia vinin udhëtarë të shumtë sidomos nga qytetet e Follorinës,Kosturit,Janinës dhe Selanikut.Ata që bënin tregëti nuk kishin kufizime dhe dallime për çështje feje e krahine.Pra trajtoheshin njëlloj muslimanë,ortodoksë,katolikë,hebrej dhe kushdo tjetër që kishte aftësinë dhe zotësinë e të qënurit tregëtar.

Hanet e shumta që rezultonin rreth 18 të tilla,dëshmojnë jo vetëm zhvillimin e pazarit të Korçës por edhe për zonat nga vinin prurjet me mallra e njerëz që frekuentonin këtë pazar.

Një nga këto hane më pak i përmëndur ishte ai i patriotit të shquar Orhan bej Pojani.Në atë han .blidheshin tregëtarë patriotë e atdhetarë nga më të dëgjuarit e kohës.

Pazari i Korçës është djegur dhe dëmtuar rëndë tri herë nga mezi i shek.të 19-të dhe më pas.Herën e fundit ai u dogj në vitin 1879. në orën 01 të natës sipas dëshmive historike.

Pazari u ringrit për herë të tretë nga hiri i tij dhe filloi aktivitetin njëlloj si më parë,të cilat mbetën funksionale dhe vazhdojnë punën e tyre akoma dhe sot duke u kthyer në indetitet,duke mbetur si trashëgimi historike deri në ditët tona.

2-

PAZARI I VJETËR I KORÇËS NJË ATRAKSION TURISTIK ME VLERA TË MËDHA EKONOMIKE DHE SOCIAL KULTURORE.

Korça e bukurisë natyrore dhe njerzore,,Korça e kulturës dhe mirësjelljes,Korça e pastërtisë,Korça e serenatave ,gjallërisë qytetare dhe emancipimit shoqëror,me pazarin e vjetër dhe atraksionet e tjera historike e kulturore,të vjetra dhe të reja,ka qënë ,është dhe do të mbetet një nga qytetet shqiptare më të adhuruara,më të dashur dhe më i frekuentuari nga udhëtarë dhe vizitorë të shumtë nga qytetet,fshatrat e zonat e Shqipërisë,Kosovës,por dhe nga qindra dhe mijëra vizitorë të huaj nga shtete të ndryshme të botës,që vijnë çdo ditë të javës por sidomos në fundjavë si turistë për t’u relaksuar në ambjentet e saj tepër çlodhëse,dëfryese dhe jetës kulturore artistike.

Pazari i vjetër i Korçës është një nga objektet me vlera të hershme historike,kulturore dhe artistike.Ai dallohet nga ndërtesat përgjithësisht dy dhe tre katëshe,rrugica të ngushta dhe një stil ndërtimi,që tërheq çdo ditë e më shumë vëmëndjen e vizitorëve të ndryshëm.Në shekujt e kaluar pazari ka qënë vëndi i shkëmbimeve tregëtare,që vinin nga Turqia,Greqia,Trieste,Venecia etj.

Struktura urbanistike e pazarit krijon një ansambël më vete,të veçantë specifik dhe tepër tërheqës.Pazari i Korçës është dhe do të mbetet pjesa më aktive dhe më e gjallë e qëndrave turistike të qytetit.Ai jeton çdo ditë me pulsin dhe gjallërinë e qytetit.Në këtë mënyrë ai bëhet ndërlidhësi më i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i qendrës së qytetit me anekset e tjera,

Historia e Korçës nuk do të ishte e plotë,pa historinë e tregut të saj që përfaqësohet nga pazari i vjetër i qytetit.Ky pazar është modeli që tregon se si një qytet kalon në një tjetër standard ,të afrimit të shërbimeve për njerzit kur punohet me ide,fantazi,krijimtari,vullnet,deshirë e pasion për të bërë një gjë të bukur dhe kur kujdesesh për të ruajtur vlerat që ka ka dhe transmenton tek të tjerët

Pazari i vjetër i Korçës ka jetë aktive çdo orë të ditës,çdo ditë të javës,çdo javë të muajit dhe çdo muaj të vitit.Ai sot është destinacioni më i preferuar dhe frekuentuar nga njerzit e moshave të ndryshme jo vetëm nga qyteti i Korçës por nga gjithë Shqipëria dhe vënde të botës.

23 Janar 2024.

Burimi Korça report .Com.