Peisazh jugor-Vaso Papaj


E zuri reja Llogoranë,

Si mike , s’e lëshon.

Me erën pika shiu vanë,

Gjer poshtë, te Bregu Jon.

E bredhat nisën të vallzojnë,

Mbërthyer me ullinj.

U fshehën zogjt nën strehën tonë,

Gjinkallat në qetësi.

E tundu shkundu këta ullinj,

Si t’ishin balerinë.

S’di ç’po shikonin sytë e mi:

Peisazh apo vegim?

Mbi supe pika shiu ranë,

Nis era të buis.

I mbyllëm çadrat, brënda vamë,

Me freskun mbi kurriz.

Po dielli reve u shpëtoi,

Anuar përmbi det.

Ca rreze si shigjetë lëshoi,

Ia puthi faqet qetë.

E dalim, çadrat hapen prapë,

Ky deti si pasqyrë.

Na lidhin rrezet në çdo hap,

Kemi ndryshuar ngjyrë.

Nuk ndërrohen këto ditë këtu,

Me muaj nëpër botë.

Gjthçka lëviz mbi skenën blu,

Të kemi afër Zot.