Peisazhe shelgjishtesh, dhuratë e natyrës apo e njeriut?Nga Dr. Selman Meziu


  

Nga    Dr. Selman Meziu

                                               Analizë

                                               Analizë

                 Dukuritë natyrore lenë gjurmë të ndryshme në koren e tokës, përgjatë shekujve apo mijëvjeçarëve. Kjo është e natyrshme për vet proçest e zhvillimeve biogjeologjike, sigurisht edhe shoqërore. Këto ndryshime vihen re qart e kuptueshem në pellgjet e lumenjëve dhe të përrenjëve. Gjallesa të ndryshme janë zhdukur të tjera janë formuar përsosur e ndryshuar në epoka të ndryshme gjeologjike.  Sejcila duhet pasqyruar sa ma vërtetësisht për të kuptuar gjithë proçeset e tokëformimeve dhe ekosistemeve pyjore, shumëllojshmërinë e gjallesave  e ndërthurjet në mes tyre për të mbijetuar.  Kësaj rradhe do të ndalemi në peisazhet mrekulluese, befasuese,  të formuara shtratit të gjanë të Drinit të Zi nga ura mbi këte lum në Fushë Muhur e deri në drejtim të përroit të Ushtelenxës që derdhet në ujrat tanima gjarpëruese të lumit kryesor që ndan Dibrën e Poshtëme në dy pjesë.

  1. Çfarë ka ndodhur vallë në këto sipërfaqe zhurishtore?

           Tek sa bëja fotografi nga kodra e Shenediellit, më rrëmbeu pesiazhi mrekullues i gjelbërt në të hirt,  kufizuar ng shpatet  e kodrave të Gjarecës dhe të Mollës.  Ndërsa zajet e bardha nuk dukeshin ma, degëzimet e shumta tanima jo vetëm që ishin bërë në një, por edhe ai ishte ngushtuar si një shtrat i një përroi të zakonshëm.  Shtrati ujë kaluesi i ujrave të Drinit te Zi kishte pësuar një zvoglim të çuditshëm. Sigurisht, vështir t’a përfytyroje këtu e 30 ose 50 vjet ma parë.

       Çdokushi që hedh veshtrimin në këtë copëz të shtratit të lumit më të gjatë në Shqipëri, vetëm në pjesën ku bashkohet lumi Murra me Drinin e Zi dhe deri ku përroi i Ushtelenxës i bashkohet shtratit të tij, do t’i lind natyrshëm pyetja: Si ka mundësi gjithe ky ‘’pushtim,,  i zhavorishteve e shtratit të gjanë të ketij lumi, t’ì ’’kenë vendosur kufirin te thana.,, Ky vegjetacion kryesisht shelgjesh pjesërisht verrinjsh, i bujshëm, i fort, gjithë pushtues, i  harlisur, ku e mori këtë forcë pushtuese duke i detyruar ujrat e Drinit të Zi plak, t’i ngushtojn shtrat kalimin e ujrave në të gjitha stinët?

   Gjithëkush ka mendimet e veta në shpjegimin e këtij ‘’revolucioni të gjelbërt,, duke analizuar disa dukuri shoqërore, klimatike, toksore, në mënyrën e vetë të arsyetimit e të gjykimit  bashkëveprimit dialektik jetësor.   Dhe ja të shprehim mendimin e një inxhinieri pyjesh, i cili ka punuar, lexuar, eksperimentuar dhe mbrojtur doktoraturën me kulturën e shelgut Dr. Parim Çarçani: ‘’Shelgjet janë kultura që hyjnë në përbërjen e shoqërimeve të ndryshme bimore, përfshirë edhe ato pyjore. Përhapja e gjërë gjeografike e tyre, përshtatja ndaj kushteve të  ndryshme ekologjike, rritja e shpejtë, mundësia e përdorimit të shumanshëm të thuprave të shelgut, shfrytëzimi i formave të ndryshme të tyre për qëllime zbukuruese, prania e lëndeve vepruese biologjike të tyre si saliçilina (të  shfrytëzuara gjërsisht nga mjeksia popullore) kanë kushtëzuar rritjen e kujdesit për këtë kulturë.,, (P. Çarçani, ‘’Per një trajtim sa më shkencor të shelgjishteve për prodhim thupre.,, Ne ‘’Pylltaria,, N. 1. F. 22 Tiranë 1988) 

Shtrirja gjeografike.  

                        Pothuajse në të gjithë ushqyesit e prurjeve të lumit Drini i Zi, që nga Përroi i Okshtunit, Zalli i Bulqizës e deri në atë te Veleshicës,  Vilës,  Mall të Lurës, kemi vegjetimin e llojeve të ndryshme të shelgjeve të cilat: ‘’Shelgjishtet natyrore, në përgjithësi vegjetojn në anën e përrenjëve e zallishteve të lumenjve, ato shtrihen nga rreth 100 m deri në 1600 (1800 m) lartësi mbi nivelin e detit…,, (P. Çarçani, po aty f. 22)   Shelgjishtja e hapsirës gjeografike që po studiojm ka një siperfaqe prej 190 ha, me gjatësi shtrirje 2,7 km, gjërsi  mesatare 115 m. Lartësia mbi nivelim e detit mesatarisht në qendrën e sipërfaqes  tonë është 390 m.  Duhet të theksojm se kemi dendësim të numurit për hektar  dhe pushtimin e pothujase gjithë zhavorrishteve të shtratit  të lumit Drini i Zi me shelgjishte dhe në brigjet ansore të shtratit, jo vetëm me shelgje, por edhe me verrinj, marinën etj.   Kjo  ka ardhur si rezultat e shumimit të tyre nëpërmejt coprave vegjetale të shelgjeve e verrinjeve, trasportimi i tyre nga prurjet ujore të lumit dhe njëkohesisht prurjet e ngurta në stinët me shira duke i mbuluar  ato me këto masa. Këto proçese lëvizeje, këto forca që dikush i quan të verbërta, janë dukuri natyrore ripërtritëse të shelgjeve, popullimin e këtyre sipërfaqeve dhe krijimin e bashkëshoqërimeve e bashkëjetesave të reja.

     Edhe përhapja e shelgjeve në gjithë shtretërit e përrenjëve e lumennjëve të luginës së Drinit të Zi ka ndjekur ligjësitë bioekologjike, të shkruara ma sipër.   

 Përshtatja ndaj kushteve ekologjike.

       Shelgjet janë mjaft elastik në kërkesat ekologjike. Atyre ju pëlqejn ‘’…tokat aluvionale  të reja e pak të evoluara. Ato karakterizohen nga  shtresëzimi i materaleve nën deltinore-ranore dhe nën ranore, në peeputhje me natyrën e karakterin e përmbytjeve.,, (P. Çarçani, po aty f. 23-24)    Gjë e cila ka ndodhur edhe në shtratin e Drinit të Zi nga bashkimi i lumit Murra me ujrat e Drinit të Zi deri ku përroi i Ushtelenxës në jug të Çapës së Brezhdanit bashkohet me shtratin e të njëjtit lum. Ndikim të fuqishëm në ndryshimin e peisazheve  dhe per rrjedhoi në marrjes ‘’Rendimente të mëdha  (200 kv/ha) janë marrë në  shelgjishtet e luginave me freski dhe mbathje aluvionale.,, (P. Çarçani, po aty f. 23)

      Këto janë disa lloje tokash që ju pëlqejn  shelgjeve, por nuk mund të lemë pa veçuar se ‘’ … disa lloje dhe varietete, shkojn edhe në toka zallishtore  si S. eleangos (incana), S. Purpurea,  S. Viminalis var. fletpjeshke.,,(P. Çarçani, po aty f. 23)   ‘’Kolonizimi,, i zhavorrishteve  ka ardhur edhe nga prurjet aluvionale rërave, lymrave, mbetjeve vegjetale e gjallesash. Faktor tjetër favorizues ka qenë, sasia e prurjeve të langëta mesatare dhe jo të rrëmbyeshme, sepse ujrat e tij lëvizin në pjerrësi të butë.  Dhe ja diferenca  e lartësive mbi nivelin e detit te bashkimi i lumit Murra deri ku derdhet në shtratin e Dirinit të Zi eshtë vetëm 8 m.

   Masivi i shelgjishteve sëbashku me pjesmarrja e verrive  etj. janë shëndrruar në ‘’invadues,, të sipërfaqeve prej 190 ha, duke e ngushtuar edhe shtratin e rrjedhjes së ujrave të lumit në studim, edhe sepse ‘’…shelgu është bimë që kërkon lagështirë…,, mirëpor ‘’ai ështe i ndjeshëm ndaj lagështisë së tepërt  e sidomos nivelit të lart të ujit nën toksor i cili duhet të jetë nën nivelin 30 cm.,, ( P. Çarçani, po aty f. 22)  

    Megjithëse pjesërisht shtrati ujë rrjedhës i lumit është mbështetur në brigjet e shpateve të malit të Mollës, Shqutit e Rame, ai ka patur mundësi duke  krijuar rrema, shtrat kalime,  përgjatë shelgjishteve duke furnizuar kështu me ujë sistemin rrënjor të  hapsirave të mëdha të shelgjeve.  Ndikimi i saj duket bindshëm nga uniformiteti i pyjeve të shelgjeve dhe gjendja vegjetative shumë e mirë  gjatë gjithë stinëve të vitit.

      Bimësia e re e shelgjeve, verrive etj. e instaluar në formacionet tokformuese të reja tregon për përshtatjen me kushtet ekologjike të reja duke krijuar një biotop të njëjtë me masivet e shelgjishteve më të moshuara edhe si tipologji pyjesh, edhe pse ndodhen në distanca të largëta ndërmjet tyre këto dy ekosistemet.

   Reagimet ndaj faktorëve klimatik.   

 Shelgjet janë shkurre pyjore gjethërënse që kanë kërkesa të veçanta ndaj lagështisë ajrore  dhe mbi të gjitha nëntoksore.  Dhe ja çfar venë në dukje  studiuesi i lartë përmendur: ‘’Shelgu është kulturë që ka nevojë për freski. Temperaturat të shoqëruar me një pakësim të theksuar të lagështisë në tokë dhe në ajër në vitin 1986  në korrik – gusht sollën ndërprerjen e vegjetacionit pra, ndaluan rritjen e sythit të majes të shelgut. Kjo gjë shkaktoi në masë të madhe degëzimin e thuprave.,, (P. Çarçani, po aty f. 23) Kjo kërkesë ekologjike nuk është vrejtur nga afër në masivin me shelgjishte, verrishte etj. në studim. Por përderisa kemi një mbulese të plote, kurorëdendësi një me bimësi shkurrore në të gjithë shtratin e Drinit të Zi në kufinjt e përcaktuar, tregues i bindshëm që nuk kemi patur tharje të shelgjeve. Ndërsa nuk mund të  shkruajm e gjykojm mbi degëzinin e thuprave nga mungesa e freskisë të strukturës së tokës dhe të ajrit sepse nuk kemi bërë vrojme në shelgjishtet.

 Faktore te tjere ne shtimin e siperfaqes e biomasës së shelgjishteve.

  1. Ngrohja  globale paksimi i rreshjeve.

          Boritë e ngrohjes globale kanë më shumë se gjysëm shekulli që po buqasin. Mirëpor askush nuk ua vuri veshin apo t’i vendoste në programet e politkaneve të mbarë botës. Ndërsa pas vitit  1997 bota u ndodh para një fakti të kryer dhe filloi përpjekjet per të zbutur  ‘’maratonën,, e saj. Fatkeqësisht ishte tepër vonë.

     Vallë  cilët ishin faktorët që ndikuan në ngritjen e temperaturave dhe çrregullimet stinore? Dhe ja përgjigja:   ‘’Ndryshimet klimatike  ose çrregullimet e klimës lidhen me shtimin e gazërave me efektin serë, ngritjen e ujrave, ndryshimet e erës, pëdorimin e natyrës nga njeriu, shkrirjen e akullnajave.,, (M. Metaj, H. Zoto, Gj. Fierza  ‘’Pylli dhe njeriu.,, F. 136, Tiranë 2012)    Le të japim disa shembuj praktik ku njeriu po vepron me të ushqyerin duke ndjekur prapa  ngrohjen gjithë rruzull tokësor.

               Konkretisht  në vitin 1970 në Fushë Muhur në luginën e Drinit të Zi, në Dibrën e Poshtëme në lartësine mbi det 405 m vegjetonte një pemë Hurme, e cila zhvillohej si e till duke prodhon fruta në zonën bimore e klimatike të zonës së Gështenjës. Ndërsa në vitin 2024 kemi mbi 30 të tilla që po rriten e prodhojn fruta, për mrekulli, në brinjat e livadhit të Leke në lartësinë mesatare mbi det 500 m, në luginën e përroit të Shqathit, mbjellur e kujdesur nga Ramadan Leka.  Ky është vetëm një shembull tipik i argumentimit se temperaturat si rrjedhoi e ngrohjes gjithe botërore, po ‘’vrapon,, drejt rritjes 1.5°C. Ndërsa në muajin  maji të vtitit 2024, vargmali i Runjës nuk kishte kësulën e bardhë të borës.  Ju rikujtojm se në vitet 1970 asaj ia hiqte atë, vetëm temperaturat e 15 qërshorit. Një dukuri tjetër që duam të nënvizojm është se mjaft burime natyale janë tharë. Si pasoi vetë lumi Drini i Zi, tanima na shfaqet me një shtrat sa një përrua.  Argumentet e mësipërme të bëjnë me kuptue se kush janë vërtet arsyet kërcënuese.

      Dhe ja një shembull tjetër në hapsirat e globit ose rruzullit të dheut: ‘’Lumi Nil, më i gjati në planet dhe burimi i jetës së më shumë se 300 milionë banorëve në Afrikën Lindore është vendi i një konflikti të ngjashëm, afatgjatë mbi të drejtat e ujit.,,https://www.syri.net/sociale/653845/lufta-e-ardhshme-per-ujin-nga-abdulla-diku/        

       Të ndalemi se çfarë ka ndodhur me prurjet e Drinit të Zi për të kuptuar se si zhavorrishteve ju ka munguar shtimi i ujrave, ‘’përmbytja,, e tyre e përvitshme, kështu që edhe ato prurje që kanë ardhur, krijuan kushte bioekologjike për zëvendësimin e tyre me shelgjishte të reja. Dhe ja argumenti. Lexojme:‘’Nga viti 2006-2024 mbetet të njihemi me të dhënat që ofrohen nga institucionet, por logjika na thotë që në kushtet e ngrohjes së klimës dhe pakësimit të reshjeve të shiut e të borës, prurja mesatare vjetore do të jetë akoma më e vogël në këto 18 vjetët e fundit (për këto 20 vjetët e fundit ndoshta më pak se 70 m³/s), rrjedhimisht prurja mesatare shumëvjeçare e Drinit të Zi, është më pak se 90 m³/s (në një periudhë matjeje 75-vjeçare).,,(Dr. A. Balla, Diskutim për të dhënat hidrogjeografike të rrjetit lumor shqiptar. Disa anomali e pasaktësi në të dhënat mbi lumin Drini i Zi. Dorëshkrim 2023)

  1.  Shpopullimi

   Lëvizja e popullsive, e racave nga një shtet në nje tjetër, nga një kontinent në një tjetër, tashma janë bërë të zakonshme. Siç leviz gjaku në damarët e njeriut e të kafshëve, apo siç rrjedh e përshkon limfa e punuar dhe e pa përpunuar në trupin e bimëve të gjelbërta.   Kjo dukuri  për një arsye ose një tjetër ka qenë zemreku i sahatit të shekujve.  Dhe ja se si e përshkruajn këte lëvizje mbarë kontinentesh dy studues, këtu e më shumë se gjysëm shekulli ma parë:

‘’…i gjithë globi,  edhe ne  (Italianët S.M) jemi duke përjetuar një shpërthim  demografik (shpopullim S.M.)  ku nuk mund të barazohet  me as një rend ekonomiko politik në  historinë e popujve.,, (Jean Dorst, ‘’Un equilibro precario.,, in:’’ Le frontiere  dell’uomao.,, f. 326  Le Monnier 1972).  Edhe në Shqipëri pas viteve ’90 kjo hemoragji katastrofike njerëzore filloi me vrull. Dhe ja një përgjithësim për krahinën e Munhurit e të Sllovës:‘’Në disa raste, lëvizjet demografike janë të konsiderueshme  dhe kanë shkaktuar një braktisje të madhe të zonave të banuara, ku fshati me pakësimin më të theksuar të lëvizjeve demografike  rezulton fshati Palaman në krahinën e Sllovës dhe fshati Shqath i  krahinës së Muhurrit.,, (Prof. asoc. Nehat Çollaku, Dr. Selman Meziu; ‘’Lëvizjet demografike në qendrat e banuara dhe ndryshimet në përdorimin e territorit në krahinat e Sllovës dhe Muhurrit të qarkut Dibër.,, Në: Akademia e shkencave e Shqpërisë ‘’Konferencë shkencore qendrat e banuara të shqipërisë -gjendja dhe e ardhmja.,, (17 dhjetor 2021) f.434. Tiranë 2023.)          Pa u zgjatur po  japim edhe një material të fundit që ngren më në piedestal shtatoren e bindjes se Shqipëria po boshatiset ndersa Dibra po zhduket nga banorët e saj, edhe nga kërcënimi tjetër siç është ‘’gjoli Skavica.,, Lexojm: ‘’Mungesat në fuqinë punëtore tashmë janë bërë aq të forta sa edhe sektori publik po vuan për punonjës, në një kohë që mungesa e të rinjve rrezikon të përkeqësojë cilësinë e jetës në vend.,, (Neutrale  03.06.20214.  ‘’ 2003-2023, popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme më të larta në Europë, mosha mediane u rrit me 11 vite.,,)  

       Kjo është një tjetër arsye ose argument që shelgjishtet e kësaj pjese të  Drinit të Zi janë kthyer në pyje të virgjëra, sepse mungon njeriu që t’i shfrytëzoi deri ‘’…për ndërtime, dhe shumë perdorime të tjera, jep thupër për artizanatin….,, (Min. e Bujq. Drejt. e pyjeve  ‘’Mbi vlerësimine gjendjes reale  të pasurisë pyjore….,,   f. 57, Tiranë 1969)  ndersa tani ai po kryen edhe një funksion tjetër tepër të randësishëm duke ’’… shërbyer për përforcimin e brigjeve të lumenjëve dhe të përrenjëve…,, (Min. Bujq. Drejt Pyjeve.  Po aty f. 57). Për rrjedhoi edhe blektoria. Fshatrat përkundruall këtyre shelgjishteve, si Shupenzë, Brezhdan, Zdojan, Rreth Kale, Katundi i Ri dhe Fushë Muhur, kanë mbetur vetëm shtëpia me mure e të moshuar brenda. Rinia ka marrë e po merr arratinë.   Natyrës i është kthyer një qetësi absolute, pa blektori, pa sopata, kmesa dhe motorsharra.  Ajo po ndërton për mrekulli mbretërinë e vetë. Por……..

    Rëndësia e sipërfaqeve dhe biomasës se Shelgjeve

            Më sipër trajtuam shtimin e sipërfaqeve me shelgje të rinj duke dhanun shembuj mbi burimet e shkruar dhe realiteti i ndodhur ne mjediset natyrore e të shoqërisë.  Për derisa kemi një shpopullim pa ndalesë banorësh, dhe popullime bimësie, në biomasë e sipërfaqe mbi të gjitha në shtratin e gjanë të Drinit të Zi duke marrun si shembull vetëm një pjesë të tillë që ka mbetur gjall. Lind natyrshëm pyetja: Cilat jane vlerat e tija për momentin?  Ja çfarë  shkruhesh më shumë se gjysëm shekulli më parë:  ’Njeriu po  ‘’shpik,, makina  dhe fabrika, ka filluar të djeg mjaft hidrokarbure (naftë, benzinë, qymyr etj.)  me një rritje  të pa besueshme, përgjithësisht në 70 vjet sasia e gazit karbonik COqë ka pushtuar atmosferën është shtuar në 10%. Vendet shume të zhvilluara si psh. SHBA konsumojn tani- ma oksigjen, dyfishin që prodhohet brenda sipërfaqes të ketij shteti,  qarkullimi i ajrit ka shpëtuar amerikanët  nga zhdukja.,, (Franco Bertarelli, ‘’Ogni fogliia e vita,, in ‘’ in:’’ Le frontiere s dell’uomao.,, f. 347  Le Monnier 1972)

Ndërsa tani pas gjysëm shekulli shtresa e ozonit po kërcënon prodhimet bujqësore shumëllojshmërine e gjallasave, shkretizimin e sipërfaqes se tokës, duke shtruar detyrën e ngutshme e uljes së gazit karbonik në atmosferë me programe afat shkurtëra dhe afat gjata.  Konkretisht shelgjishtja në studim prodhon  225 000 litra/ha oksigjen në vit,  ndersa  thithin 2 565 ton CO në vit.

Oksigjeni i prodhuar shkon për llogari të qenive te gjalla këtu në luginën e Drinit të Zi dhe ndihmon në frymarrjen edhe të qyteteteve shqiptare deri në popullsinë e shtetet e industrializuara.  Kjo lëvizje e masave ajrore është e njëjta me atë që nga muaj Mars e Prill kemi disa ditë me pluhurin e ranës së Saharas që  mjergulloi hapsirat ajrore të kontinentit evropian kuptohet edhe te Shqipërisë.

      Ne morëm si shembull sipërfaqen prej 190 ha shelgjishte e verrij e krijuar natyralisht.  Kjo sipërfaqe na merr nga atmosfera  2565 ton gaz karbonik në vit. Mirëpor ky sipas Portokollit të Kyotos (Japoni, dhjetor  1997) paguhet  me 10 Euro/ton në vit,  për rrjedhoi kemi  25650 euro të ardhura financiare. Pra oksidi i karbonit i sekuestruar (kuptohet nëpërmjet projekteve)  na i sillka të ardhura shtetit tonë pa kurrfarë kostoje.  Të tjera të ardhura, po qe se marrim  200 kv thupra per hektar.  Pra çdo vit po qe se i shfrytëzojm në shporteri e mobilje të brendshme   me thurje  do të kemi 47 500 kv thupër prodhuar në vit.  Nëpërmjet të cilave punësohen punëtor, bregdrinas dhe kemi të ardhura  prej një shporte mesatarisht shitet në tregun e jashtëm sëpaku 15 Euro.  Për eksport një shport me dy vega kushton 56.55 euro, çanta dore shelgu kushtojn 45,22 euro, një shport e thjesht kushton 17 euro.  (Marketing 2023)

   Duke analizuar të ardhurat e ma sipërme lind një pyetje thelbësore: Atëhere përse ky projekt famkeq e ogurzi për luginën e Drinit të Zi për ta zhdukur atë një herë e përgjithmonë?

   Po sikur të llogariten me majen e lapsit edhe të ardhura të tjera nga veprimtaria bujqësore, blektorale, bletarisë, mineraleve, etj etj.  Sigurisht e arsyetuar kjo mbi numurin e 34 fshatrave, të mijëra shtëpiave, trojeve, oborreve me dru frutor etj. etj. Padyshim me plote bindje e ndërgjegje qytetare do të kërkohen udhë të tjera zgjidhje të cilat janë të mundshme në kuadrin e ndryshimeve të theksuara klimatike dhe çrregullimeve në shumëllojshmërinë e  gjallesave edhe në vetë jetën fshatare, banor miliona vjeçar në trevën dibrane.  

   Asnjë qeveri jo vetëm e vendeve të zhvilluara industriale, por edhe ato të botës së tretë nuk do të sakrifikonin gjithë këto të mira materiale, të ardhura finaciare,  banorët autokton etj. për prodhimin e energjisë elektrike, por duke vendosur  specialistë të fushave të ndryshme në tavolinën e diskutimeve, pa tjetër që do të gjendeshin zgjidhje të reja, shumë më me leverdi ekonomike, ekologjike,  duke ruajtur ekosistemet natyrore kështu siç janë në miliona vjet. Sigurisht një reagim energjik për të nisur investimet,  drejt vendbanimeve të luginës së Drinit të Zi, projekte e investime të programaura në dobi të vetë vendasve, shqipëtarëve  dhe botës mbarë.