PEIZAZH MAGJIK
Mbrëmë e pashë qiellin me tjetër shikim.
Pashë një natë me yje të ndezur.
Dukeshin si fije të arta të qëndisura
Natë, vetmi, vapë dhe pakëz puhizë ere.
E mbështjellë me mantelin e hollë,
era e lehtë më flladiste ëmbël-ëmbël.
Isha përhumbur e tëra në pafundësinë qiellore.
Një qielli i bukur mirëpriste
me mijëra sy vëzhgues,
teksa dëgjonin këngën e yjeve magjikë.
Tirane
