Pëllumbat e sheshit “liria”-Vladimir Muça


Mbi lumin njerëzor flatrojn pa frikë,

Shikim i qielltë mbi ta vallëzon,

Dhe kur mëngjeset jan të trishtë

Mbi supe fëmijësh ata pushojnë.

S’e dinë pëllumbat ç’është frika,

As dhuna njerëzore në sheshin e lirisë,

Mbi astalacion praruar nga vesa

Gugasin në shpirtin e njerëzisë.

DHIMBJE NËNE

Me ninulla nëna më vinte në gjumë

Kur në arë që herët shkonte,

Por kur qante një zogth gjëkund

Nga shpirti i nënës dhimbja pikonte.

BRAKTISJE

Braktisur ditë e natë,

Varka e peshkatarit mbytur

Në trishtimin e vet,

Pret të zotin e vonuar.

Uji i mbledhur në fundin e qetë

Të bardhë qiellin

Qefin ka peshkuar.

Nga libri “Një shikim mjafton”