“Pema e identitetit”-Eqerem Canaj


1

Dita,

semafori i argjendte,

kurse nata,

kapau i zi,

qe frymoret i gatit

per diten qe pritet te vije.

Dite- nata,

zgjidhja e universit,

sepse asnjera s’qendron vecmas,

ku, permidis, koha,

e cila ecen me hapin e te vertetave,

por, jo pa njeriun.

2

Njeriu,

domosdoshmeria e ekzistences –

e ekzistences se kohes

brenda semaforit,

mbuluar me kapakun e zi natar.

Njeriu kazmon kohen ne ritmike,

duke mbjelle Pemen e identitetit,

njeriu e di fort mire:

shelgu, ne breglume,

vet me vete, i ul kryet mbi uje,

rrenjet e te cilit qetojne rrymat,

qe askush lumin s’e solli te shelgu,,

askush shelgun s’e mbolli te lumi:

thjesht, procese universi.