Penduar…Mimoza Eliona Osmani


(1)Penduar…

Vetëm qielli nuk ka portë,

zemrës, e thyeve ti,

shpirti kur rridhte si shportë,

u zhdukje si diell në shi…

Penduar trokisje sot,

loti të varej ,si shelgjet,

S’munda të t’i fshija dot,

duart , ende mbledhin qelqet….

(2)Sonte…

Sonte deti duket bosh

fshehur rri pas reve hëna,

s’ka hedhur mantelin poshtë,

dhe yjet , të errët mëna.

Sonte qielli u bë shosh,

qau deri në agim,

era fryhej si kokosh,

tek luante me shpirtin tim…

(3) S’di përse

S’di përse kur bien shira

kthehem në retrospektivë

nëpër kohërat më të mira,

të andrenalinës zhivë…