Penën e ngjyej në lot shpirti-Halit Haliti


Natës mantelin e zi dua t’ia gris

Një shkëndijë të m’i ndez kujtimet pa mbarim

Ti, unë, ai, të gjithë bashk i rendis

Dallgët e shpirtit të etura për një grusht dhe

T’vendit tim.

Gjumi s’do të më marr sonte,

Malli më rëndonka shumë

Mirë thashë…Do pushoj shpirti diku

Etshëm shuaj etjen

Mes ujërash të ëmbëla në të timin lumë

Ëndërra më mban cangël, të iku s’më lë.

Sonte gërryej terrin e natës për të parë ty

Vështrimin e lëshoj në trarët e shtëpis së vjetër

Nëpër leqe vitesh larg, gjatë pa të pa me sy

Penën e ngjyej në lot shpirti, e me zë të mekur.

Sa shumë ëndërra e buzëqeshje të kam dhuruar

Nga ëndërra shkëputem, drejt teje krahëhapur vij

Edhe kur nuk jam ndje mirë, e me mendje të turbulluar

Kam një jetë në vend të huaj,

Por mendja tek ti më rri.