Pengjet…Eqerem Canaj


PENGJET…

Poezi

Kafja e zeze e detit,

filxhani me lulka, perbuze,

dora e dridhur e sikletit,

dhe dallga qe lakadridhet…

fergellojne buzet e baristes,

buzet e mia rrahin kund:

detrash te zinj tejfund.

E zeze kafja,

sheqer zero, kafe morti,

rera trazon gishterinjte,

guximtaret bejne te sfidojne lobin:

skelete te bardhe,

ujerash te zinj…

Disku i verdhe ndryshket,

perplitje shpirtrash, zemrash,

ngerdhesh kercenim Titaniku *)

kurse korkodili kruan dhembet…

shtrengim bollonash nje dore,

trendafila dhuruar po ashtu:

kurore dhimbjesh detit blu.

Kafja e zeze e detit,

filxhani me lulka, perbuze,

dora e dridhur e sikletit,

dhe dallga qe lakadridhet…

fergellojne buzet e baristes,

buzet e mia rrahin kund:

detrash te zinj perfund,

tek pengjet e drites.

_________________________

*) Shkenctaret britanike dhe evropiane te cilet

u flijuan ne emer te misionit per te hedhur drite mbi legjenden e Titanikut.