Pengu i dashurisë-Suzana Rama


Në errësirën e natës, përmbi xham,

imazhi yt më erdhi si një flakadan,

ndjeva të përlotem, s’të kam pranë,

ndjesi të tilla, më vdesin ngadalë.

Kur ishim të dy bota ish nën këmbë,

fluturonim ëndrash buzqeshur të dy,

s’na bëhej vonë ku shkonim, në ç’vënde,

dukej lumturia, shkëlqente në tanët sy.

Qeshnim, ngado ishim dorë për dore,

i gëzoheshim kohës, këngës së zogjve,

gjithçka që preknim ishte e ngrohtë,

gjitçka që shihnim na lumturonte.

Këta gurë, kjo rrugicë, në çdo stinë,

ky stol në parkun, që tani hesht,

me pëshpërimë më sjellin lëndimin,

e një dashurie të lënë në mes….

Çfarë ndodhi, s’i ndodhi, nuk e di,

ku shkove, si munde të largohesh,

për dashurinë peng mbaj, gjithsesi,

se në jetë vetëm një herë dashurohesh.