PENGU I NJË NËNE
Ah ! O bir i nënës,sa shumë të dua,
Pasuria më e madhe ti je për mua,
Nuk e di ku je, nuk e di ç’farë bën,
Nuk të shoh me sy, rrallë të dëgjoj me zë.
Ike nga shtëpia, nga unë u largove,
Më ike pa pritur, mua s’më tregove,
Më plagose zemrën, shpirtin ma coptove,
Në kasollen time, unë jetoj e vetme.
Kush t’a mbushi mëndjen, fshehur pse më ike?
Më ke lënë pa sy, dritën pse ma morre ?
Mezi e ngrys ditën, nuk e gdhij dot natën,
Ty s’të kam në shtëpi, unë jetoj me ëndrën.
Që unë jetoj vetëm, s’të vjen keq o djalë?
Si nuk e kupton, ti u bëre vetë babë !
Malli më ka tretur, të të shoh me sy,
Tashmë unë u plaka,nuk vij dot tek ty.
Për mua kujdesen, komshinjtë përballë,
Por ata e dinë, që unë kam një djalë,
Më pyesin ata, djali pse tek ty nuk vjen?
Unë zihem ngushtë, s’di se çfarë ti them.
Ajde të më shikosh, sa më ke gjallë,
Të kam rritur me halle, o i shtrenjti djalë,.
Dashurinë për ty, nëna në gjak e ka mbledhur,
Do t’a mbaj me vete, deri sa të jem tretur.
Ti do të vish një ditë, mbi varr do më vesh lule,
Por aspak kuptim s’do ketë ardhja jote,
Nuk e kuptova kurrë, pse u ftohe ti me mua,
Pengu im i madh, në ballë dot s’të putha.