Për ata burrat e parë…!
Kur isha i vogël , kur isha fëmijë
Kujtoj burrat e fshatit; i kisha zili
-Te gjate, hijerënde dhe shpatullgjere
-Kalonin ne rruge, “tundej vendi I tere…!
Një pale shajake te trasha veshur
Jelekun, dhe nje pallto mbi supe hedhur
Një kapele te zeze gjer tek veshët ngjeshur
Te urte, fjalëpake, ne mendime te kredhur
Kur kuvendonin, nga mbrapa u shkoja
Për ta; fjala ishte fjale dhe besa qe bese
Kur te rritem kështu do te bëhem dhe unë; ëndërroja
Prisja me padurim , prisja me shprese….!
Kështu; vitet ikën,me t’a dhe unë u rrita
Por portreti i tyre, tek une nuk ka ardhur
Trupi I gjate dhe hija e rende qe une prita
Veç lëkurës se rrudhosur dhe flokëve te zbardhur…!
Perse valle nuk erdhën, perse nuk I takova ?!
Mendohem duke u pare ne pasqyre I trishtuar
Mos valle dikua për diçka unë gabova ?!
Mos valle diçka , pa kuptuar kam ndryshuar…?!
Jo;;; Tani Po me kujtohet fare mire
Ata; nuk ishin te gjate, a’s te forte si guri
Por ajo qe me bënte ti shikoja te tille
Qe fjala, qe besa, ish qëndrimi prej burri…!!!
Me respekt Ramis Bejo Aliaj
