Për ata që në shtëpi mungojnë-Maksi Luci


Për ata që në shtëpi mungojnë

Për ata të ndezim një qiri

Kur të mos jenë në tavolinat që shtrojmë…

Shpirti i tyre dritë është aty…

Për njerëzit tanë që ikën dhe vanë

Shpirti i tyre në xhenet të prehet

Mallin dhe ëndrrën e tyre pas e lanë

Drita e shpirtit ne dritë të kthehet…

Ikën e nuk thanë lamtumirë

Si një qiri që digjet ngadalë

As pa na thënë as natën e mirë

U shuan siç shuhet bregu në valë…

Të dashurit të shtrenjtët tanë

U prehshi përherë në paqe

Asgjë për ju nuk e shuan mallë

U kthefshi në petale mbi manushaqe….

M.L….